Logo
Shopping Cart
WishlistLista e dëshirave
MIREMBAJTJEMIREMBAJTJEUkal, Lordson, Makinë qethëse për qen dhe mace, 15 W
Ukal

Ukal, Lordson, Makinë qethëse për qen dhe mace, 15 W

Makinë qethjeje profesionale me rrymë elektrike për qen dhe mace, e përshtatshme edhe për punime përfundimtare te kuajt, ofron funksionim të qetë dhe prerje të saktë.

44.90

SKU: 9212

Përshkrim

Makina qethëse Ukal Lordson, është e projektuar për përdorim profesional dhe afatgjatë në qethjen e qenve dhe maceve si dhe për punime përfundimtare dhe detaji te kuajt.
Kjo makinë është e pajisur me motor vibrator me fuqi 15 W që siguron performancë të qëndrueshme, jetëgjatësi dhe funksionim shumë të qetë ndërsa leva anësore rregulluese mundëson përshtatjen precize të gjatësisë së prerjes nga 0,8 deri në 2 mm, ndërsa 3 krehërat e përfshirë ofrojnë gjatësi prerjeje 3 mm, 6 mm dhe 15 mm.
Koka prerëse është prej materialit çelik inoks dhe është e mprehtë, rezistente dhe e përputhshme me koka profesionale të makinave Andis, Moser, Oster A5, Aesculap Favorita dhe Heiniger Saphir.
Dizajni ergonomik dhe i balancuar siguron rehati gjatë përdorimit ndërsa filteri i ajrit për ventilim më të mirë dhe grepi për varje e rrisin funksionalitetin praktik.
Makina furnizohet me rrymë elektrike përmes kabllos 2 m, ka peshë 462 g, dimensione 175 x 69 x 50 mm dhe është e certifikuar CE. Kjo makinë ka garancion 2 vjeçar.
Në paketim përfshihen makina qethëse, 3 krehëra, vaj lubrifikues 5 ml dhe furça e pastrimit. Rekomandohet lubrifikimi i kokës prerëse para, gjatë dhe pas përdorimit për ruajtjen e mprehtësisë dhe jetëgjatësisë.