Dolly, Ushqim i thatë për qen, Junior Puppy, 10 kg
Ushqim i thatë për këlyshë dhe bushtra shtatzënë apo gjatë periudhës së laktacionit, me vlera të plota ushqyese dhe proteina cilësore.
21.90€
SKU: 0303
Përshkrim
Dolly Puppy & Junior është një ushqim i thatë për kafshët shtëpiake me vlerë të plotë për këlyshë dhe për bushtra shtatzënë dhe në laktacion. Pjesa më e rëndësishme e jetës së një qeni është kur ai është këlysh, periudhë kjo e cila është gjithashtu vendimtare nga aspekti i të ushqyerit. Përveç proteinave me cilësi të lartë dhe përmbajtjes së lartë të energjisë, ai përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për një organizëm në zhvillim. Receta unike përmban vlera ushqimore në një raport optimal të proteinave dhe yndyrave, të mjaftueshëm për nevojat ditore të kafshës suaj. Për më tepër, përmban të gjithë antioksidantët jetikë, mineralet, vitaminat dhe elementët gjurmë, duke garantuar një ushqyerje të ekuilibruar për qenin tuaj, një funksionim të shëndetshëm të sistemit të tij imunitar dhe mirëmbajtjen e një peshe trupore optimale.
Ky produkt është projektuar vetëm për ushqimin e kafshëve.








